Bota

Mijëra njerëz protestojnë në Izrael, kërkohet largimi i Netanyahu, bllokohet hyrja në Parlament

Organizatorët e protestës deklarojnë se çdo shpresë që qeveria të ngrihej në nivelin e emergjencës është shuar dhe kjo është reflektuar në braktisjen e pengjeve dhe paaftësinë e saj për t’i dhënë përgjigjen e duhur Hamasit.

8 Janar 2024, 10:08 Nga a.l
Mijëra njerëz protestojnë në Izrael, kërkohet largimi i
Protestë në Izrael

IZRAEL- Mijëra njerëz kanë protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Netanjahu. Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e parlamentit izraelit dhe kërkojnë largimin e Netanyahut dhe zgjedhje të menjëhershme.

Organizatorët e protestës deklarojnë se çdo shpresë që qeveria të ngrihej në nivelin e emergjencës është shuar dhe kjo është reflektuar në braktisjen e pengjeve dhe paaftësinë e saj për t’i dhënë përgjigjen e duhur Hamasit.

Prej 7 tetorit kryeministri Netanyahu dhe kabineti i tij ka qenë në qendër të kritikave të opinionit publik, për dështimin e parandalimit të sulmit të 7 tetorit, ku mijëra militantë hynë në Izrael dhe vranë qindra civilë të pafajshëm. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll