Aktualitet

Vodhën një qendër tregtare, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, procedohen 3 bashkëpunëtorët e tij të mitur

Në lidhje me këtë vjedhje janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre 17-vjeçarë.

8 Janar 2024, 09:27 Nga N.F
Vodhën një qendër tregtare, arrestohet 29-vjeçari në
Foto ilustruese

TIRANË- Një 29-vjeçar me inicialet E.H. është vënë në pranga në lidhje me një vjedhje të regjistruar në një qendër tregtare në kryeqytet. Në lidhje me këtë vjedhje janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre 17-vjeçarë.

Sipas njoftimit të policisë 4 të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin vjedhur produkte të ndryshme në një qendër tregtare. Policia gjithashtu ka sekuestruat produktet e vjedhura ndërsa kanë nisur hetimet për vjedhje të tjera që mund të kenë kryer 4 të rinjtë.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të angazhuar maksimalisht për të garantuar sundimin e ligjit, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.Finalizohet operacioni policor i koduar "Shopping".Vodhën në një qendër tregtare, identifikohen dhe vihen përpara përgjegjësisë penale, 4 autorët e dyshuar.Arrestohet njëri prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerët (të moshës 17 vjeç).

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, produktet e vjedhura.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Shopping", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. H., 29 vjeç, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura.Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne tirane policia vjedhje qender tregtare

Sondazh

Poll