Sport

Theo Hernandez pas Empolit: “Jemi kthyer!”

Theo Hernandez, anësori i Milanit, pasi foli për “Sky” pas ndeshjes së fituar ndaj Empolit në Castellani, bëri një deklaratë mjaft optimiste

7 Janar 2024, 15:55 Nga DOSJA

Theo Hernandez pas Empolit: “Jemi kthyer!”

ITALI - Mbrojtësi anësor Theo Hernandez, pas ndeshjes së fituar 3-0 në transfertë ndaj Empolit ka bërë disa deklarata tepër optimiste për Sky.

“Kemi pasur një periudhë të vështirë, të komplikuar, por tani kur fiton je i lumtur. Ne bëmë gjëra të mira në këtë ndeshje, nuk dëgjuam kurrë çfarë thoshin njerëzit jashtë. Kemi humbur pikë që nuk duhej t'i humbnim. Tani u jemi kthyer fitoreve dhe duhet të vazhdojmë. Ne do të dukemi ditë pas dite”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll