Sport

VIDEO/ Kuqezinjtë e Milanit e nisin vitin 2024, me tripletë në transfertë ndaj Empolit

AC Milan mposhti Empolin 3-0 në ndeshjen e 19-të të Serisë A me Loftus-Cheek, Giroud dhe Traore, autorë golash.

7 Janar 2024, 15:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Kuqezinjtë e Milanit e nisin vitin 2024, me tripletë në

ITALI - Milani e nisi vitin 2024 në Serie A me një “hat-trick” kundër Empolit në raundin e 19-të të Serisë A. Loftus-Cheek, Giroud dhe Traore, nënshkruan fitoren për kuqezinjtë, të cilët u ngjitën në kuotën e 39 pikëve, -9 nga lideri Inter.

Mysafirët hapën rezultatin në minutën e 11-të të takimit. Raiders gjeti Leaon, i cili doli në të majtë dhe pasoi për Loftus Cheek në qendër, i cili gjuajti nga brenda zonës për të hapur rezultatin 0-1.

Pas 20 minutash, Milani shënoi golin e dytë, me Male që fitoi një penallti, ku nga 11 metra Giroud mundi Caprile nga pika e bardhë dhe 0-2.

Pak para përfundimit të kohës së rregullt, Traore katër minuta pas hyrjes në fushë vulosi fitoren për skuadrën e tij, duke shënuar në minutën e 88-të.

Kuqezinjtë kaluan në kundërsulm, Pulisic e mbajti topin, ia kaloi Traores në të majtë, i cili e dërgoi në këndin e djathtë të portës së Caprile, duke fiksuar fitoren e bukur 0-3 për Milanin, në mbyllje të pjesës së parë të kampionatit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll