Sport

Jude Bellingham shkëlqen në Aradina, jo për lojën, por për gjestin…

Lëvizje e bukur nga ylli i ri i Real Madridit, Jude Bellingham, i cili i dha batanijen e tij një djali që kapte topat për t'u mbrojtur nga i ftohti.

7 Janar 2024, 12:48 Nga DOSJA
Jude Bellingham shkëlqen në Aradina, jo për lojën, por

SPANJE - Real Madridi pati një detyrë të lehtë për t’u kualifikuar kundër Arandanës së ligës së 4-t në Kupën e Mbretit.

“Los blancos” fituan 3-1 në një ndeshje që nuk kishte nevojë për ndihmën e Jude Bellingham në fushë. Por mesfushori anglez arriti të shkëlqejë si një yll edhe pse nuk mori minuta pjesëmarrjeje në ndeshje.

Ylli i ri i 'Mbretëreshës' u kap në kamera duke i dhënë batanijen e tij një djali që kapte topat, teksa që dridhej nga i ftohti, në një lëvizje shumë humane nga ana e tij që nuk shpëtoi pa u vënë re.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll