Sport

Nadal heq dorë nga “Australian Open”, shkak një dëmtim i muskujve…

Tenisti nga Manacor kthehet në Spanjë dhe do të fokusohet në përgatitjen e turneut të ardhshëm

7 Janar 2024, 10:34 Nga DOSJA
Nadal heq dorë nga “Australian Open”, shkak një

SPANJE - Rafa Nadal ka njoftuar se nuk do të luajë në “Australian Open” pas dëmtimit të pësuar në Brisbane në ndeshjen çerekfinale kundër Jordan Thompson.

"Përshëndetje të gjithëve, gjatë ndeshjes sime të fundit në Brisbane pata një problem të vogël në një muskul që, siç e dini, më shqetësoi. Pasi mbërrita në Melburn pata mundësinë të bëj një MRI dhe kam një grisje të vogël në një muskul, jo në të njëjtën pjesë ku pata lëndimin dhe ky është një lajm i mirë.

Për momentin nuk jam i përgatitur të garoj në nivelin më të lartë të kërkesës në ndeshjet me 5 sete. Po kthehem në Spanjë për të takuar mjekun tim, për të marrë trajtim dhe për të pushuar. Kam punuar shumë gjatë vitit për këtë rikthim dhe siç e kam përmendur gjithmonë synimi im është të jem në nivelin tim më të mirë në 3 muaj.

Brenda lajmit të trishtuar për mua që nuk mund të luaj përpara turmës së pabesueshme të Melburnit, ky nuk është një lajm i keq dhe ne të gjithë mbetemi pozitivë me evolucionin e sezonit. Doja shumë të luaja këtu në Australi dhe kam pasur mundësinë të luaj disa ndeshje që më kanë bërë shumë të lumtur dhe pozitive.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe shihemi së shpejti!”

Nadal, i cili e ka parë të shkurtuar kthimin e tij pas tre ndeshjeve të mira në Brisbane, i ka varur shpresat e tij për të arritur në gjendje të plotë në turneun evropian të fushës me dhe.

Aty shfaqen turnetë më të veçanta të karrierës së tij dhe në të cilat ka pasur më shumë sukses, si Monte Carlo, Barcelona, ​​Mutua Madrid Open, Roma dhe Roland Garros.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll