Sport

VIDEO/ Pushimet kanë përfunduar, Leo Messi kthehet në Miami...

Ylli argjentinas përgatitet të nisë para-sezonin me Inter Miami

7 Janar 2024, 12:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Pushimet kanë përfunduar, Leo Messi kthehet në Miami...

SHBA - Pushimeve të Leo Messit i ka ardhur fundi. Pasi kaloi Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e tij, në Rosario, sulmuesi 36-vjeçar tashmë është larguar nga Argjentina për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për t'u vendosur nën urdhërat e trajnerit Gerardo Martino.

Ndeshja e fundit e argjentinasit ishte për kombëtaren, më 22 nëntor, në triumfin ndaj Brazilit, ku golin vendimtar e shënoi Otamendi, duke llogaritur edhe fazën kualifikuese për Botërorin 2026.

Takimi i parë i Inter Miamit në vitin 2024 është kundër ekipit të El Salvadorit, në një ndeshje miqësore të planifikuar për më 19 janar. 

Më pas vijon turi në Azi, ku do të përballet me Al Hilal, të Jorge Jesus dhe Rúben Neves, Al Nassr të Luís Castro dhe Cristiano Ronaldo, Hong Kong dhe Vissel Kobe. Më pas ai do të kthehet në Shtetet e Bashkuara për t'u përballur me Newell's dhe fillimin e Major League Soccer (MLS).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll