Sport

Interi, pritet njoftimi për rinovimin e kontratës me Lautaro Martinez-in…

Argjentinasi Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit, së shpejti do të rinovojë kontratën me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2028.

7 Janar 2024, 12:08 Nga DOSJA
Interi, pritet njoftimi për rinovimin e kontratës me Lautaro

ITALI - Argjentinasi Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit, së shpejti do të rinovojë kontratën me zikaltrit deri më 30 qershor 2028.

Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, në fakt, lojtari argjentinas do të nënshkruajë një vazhdimësi të kontratës së tij me klubin milanez me vlerë rreth tetë milionë euro plus bonuse në sezon. 

Kësisoj në orët në vijim duhet të arrijë edhe njoftimi i shumëpritur, që fansat zikaltër e kanë pritur prej kohësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll