Sport

Tiago Pinto i shkel syrin Premier League: “Është vendi ku të gjithë duan të jenë”

Drejtori sportiv portugez në fillim të muajit shkurt do të largohet nga Roma

7 Janar 2024, 11:40 Nga DOSJA

Tiago Pinto i shkel syrin Premier League: “Është vendi ku

ITALI - Tiago Pinto largohet nga Roma dhe në një intervistë për ‘The Athletic’ nuk e ka fshehur dëshirën për të kaluar në Premier League. 

Drejtori sportiv portugez nuk ka shpjeguar arsyet pse u largua nga verdhekuqtë dhe as nuk specifikoi se çfarë synon të bëjë më pas. Por ai nuk pushoi së shkeluri syrin kampionatit anglez.

"Tre vjet te Roma! Nuk ka shumë drejtorë të sportit që kanë mundësinë të kalojnë tre vjet në Romë",- konsideroi Tiago Pinto, duke kujtuar se kur ai arriti në klub "kishte 70 lojtarë nën kontratë" dhe se ai duhej të pastronte “shtëpinë”.

I pyetur nëse e sheh veten në Premier League, drejtori sportiv i klubit italian nuk i ka fshehur mendimet e tij: “Është liga ku të gjithë duan të jenë, qofshin lojtarë, trajnerë apo drejtues. Është më e mira në botë dhe do të doja ta kem atë përvojë.

Tani ose më vonë. Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është të ndjej atë që ndjeva te Benfica dhe kur erdha te Roma, shtrirjen dhe përkushtimin ndaj njerëzve në klub. Pas Romës, unë jam gati për ndonjë gjë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll