Sport

Ivan Hasek, trajneri i ri që do të udhëheq kombëtaren çeke në “Euro 2024”...

Federata e Futbollit të Republikës Çeke emëroi trajnerin e ri, që do të zëvendësojë Jaroslav Šilhavy

4 Janar 2024, 18:27 Nga DOSJA

Ivan Hasek, trajneri i ri që do të udhëheq kombëtaren

ÇEKI - Ivan Hasek ka nënshkruar kontratë deri në nëntor të vitit 2025, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit, nëse Çekia kualifikohet në Botërorin e vitit 2026, tha presidenti i Federatës, Petr Fousek.

Sakaq, trajneri i ri tha se ishte i nderuar që u kthye në kombëtare, të cilën e drejtoi në pesë ndeshje nga 2009-2010.

Ai zëvendësoi në stol Jaroslav Šilhavy, i cili dha dorëheqjen më 20 nëntor, pas ndeshjes së fundit në kualifikueset e Kampionatit Evropian dhe fitores ndaj Moldavisë (3-0).

Çekia u kualifikua në Kampionatin Evropian për të tetën herë radhazi, por Šilhavi u kritikua për paraqitjet e dobëta në kualifikuese. Skuadra çeke zuri vendin e dytë në Grupin E pas Shqipërisë. Gjithsesi, Šilhavi kishte udhëhoqur Republikën Çeke edhe në çerekfinale në Kampionatin Evropian të kaluar.

Trajneri i ri Ivan Hasek (60) ka luajtur 56 ndeshje për ekipin kombëtar të Çekosllovakisë nga viti 1984 deri në 1994, duke shënuar pesë gola. Ai, gjithashtu ka drejtuar ekipe në Republikën Çeke, Japoni, Francë dhe Lindjen e Mesme, dhe puna e tij e fundit ishte me kombëtaren libaneze në vitin 2022.

Çekia do ta nisë garën në Kampionatin Evropian të Gjermanisë më 18 qershor kundër Portugalisë, ndërsa në Grupin F është edhe Turqia, si dhe një kombëtare nga “play-off” që do të luhet në mars.

Ivan Hasek, trajneri i ri që do të udhëheq kombëtaren

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll