Sport

Ancelotti shpjegoi pse nuk i dha mundësi Arda Güler-it të luante për Realin…

Në javën e 19-të të La Ligës, teksa Real Madrid mposhti 1-0 Mallorca me golin e Rüdiger, pas ndeshjes tekniku italian u shpreh për talentin turk: “Ai është e tashmja dhe e ardhmja e Real Madridit”

4 Janar 2024, 17:30 Nga DOSJA
Ancelotti shpjegoi pse nuk i dha mundësi Arda Güler-it të luante

SPANJE - Të gjithë sytë ishin te Arda Güler në ndeshjen që Real Madrid zhvilloi dje kundër Mallorca. Ancelotti sërish nuk i dha një shans Arda Güler, i cili pritej të luante në këtë ndeshje. Pas ndeshjes trajneri italian ka shpjeguar pse nuk i dha kohë Arda Güler të luante në radhët e “los blancos”.

Teksa madrilenët me fitoren i rritën pikët në 48, talenti turk Arda Güler, i cili u përfshi në skuadrën e ndeshjes pas një kohe të gjatë, nuk mundi të luante qoftë edhe një minut në këtë ndeshje.

Për këtë trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, bëri një deklaratë në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Ai u shprehur se nuk duan të nxitojnë për Arda Gylerin, pasi ai do të jetë për shumë vite te Real Madrid dhe se kanë besim tek ai.

“Ai do të luajë këtu për shumë vite, çfarë rëndësie ka nëse nuk luajti në 1 apo 2 ndeshje? Arda Güler do të fillojë të luajë së shpejti. Arda është shumë i ri, vetëm 18 vjeç.

Ai është e tashmja dhe e ardhmja e Real Madridit. Ai është shumë rehat tani dhe shumë i lumtur që është kthyer. Ne i besojmë atij. Ai do të jetë për shumë vite këtu. Lojtarët që nuk luajtën sot, do të luajnë në ndeshjen e Arandinas të shtunën”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll