Sport

Matteo Messi, në gjurmët e të jatit: shënon një “hat trick” me numrin 10 në shpinë...

Babai i tij, Lionel Messi, u kujtua nga Matteo në një ndeshje të Inter Miami K8, teksa djali i dytë i superyllit argjentinas, shënoi një hat-trick, duke mbajtur numrin 10 në shpinë.

4 Janar 2024, 15:25 Nga DOSJA
Matteo Messi, në gjurmët e të jatit: shënon një

SHBA - Molla nën mollë bie. E vërteta është se tre djemtë e Lionel Messit do të kenë një provë shumë të vështirë, në rast se vendosin të ndjekin profesionin e babait. Ata do ta kenë të vështirë edhe t'i afrohen, e lëre më ta tejkalojnë atë.

Djali i dytë i “Pleshtit”, Matteo, megjithatë duket se po ia del shumë. Djali 8-vjeçar i Lionel Messit i është bashkuar akademisë së Inter Miami dhe tashmë po shquhet, duke veshur numrin ikonë “10” të babait të tij.

Në ndeshjen e fundit të Inter Miamit K8, Mateo i vogël nxori sytë, duke realizuar një “hat-trick” të frikshëm. Pavarësisht se luan me këmbën e djathtë, Thiago i kujtoi babait të tij, duke 'përkëdhelur' topin përpara se të shënonte në të tre herët.

Në golin e parë, djali i Messit shënoi me një goditje mjaft të fuqishme për moshën e tij. Në të dytën “shtangoi” mbrojtësin kundërshtar, ndërsa në të tretën e uli topin si një tjetër Lionel Messi dhe e mbylli gjakftohtësisht fazën për “hat trick”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rising Ballers (@risingballers)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll