Sport

Terim e nis me këmbën e djathtë debutimin, Panathinaikos fiton 2-0 ndaj Janinës…

Ioannidis hapi rrugën drejt fitores, ndërsa Vilena shënoi për herë të parë në debutimin e trajnerit turk në stolin e PAO.

4 Janar 2024, 12:23 Nga DOSJA
Terim e nis me këmbën e djathtë debutimin, Panathinaikos fiton

GREQI - Duke luajtur thjeshtë, shpejt, me presion dhe me efikasitet, Panathinaikos nuk pati asnjë vështirësi për të fituar ndaj PAS Janinës. Ata mposhtën 2-0 në xhiron e 16-të të superligës greke, duke merituar tre pikët në debutimi i Fatih Terimit, në pankinën e “gjelbërve”.

Golat shumë të bukur të Ioannidis (25') dhe Vilenës (48') thjeshtuan gjërat për "tërfilin" që pati edhe traversën me Vagiannidis (35') dhe reduktoi në një pikë diferencën me liderin PAOK.

Panathinaikos u fut me dëshirën për të marrë kontrollin e ndeshjes që në minutat e para dhe për të shtypur PAS Janinën dhe nga një lojë e tillë në minutën e 5-të erdhi pasimi i Mancinit te Aitor dhe fundi i anësorit katalanas të cilin e bllokoi në këndin e tij Clayman. Më pas erdhën edhe dy golast e fitores…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll