Sport

VIDEO/ Fatih Terim i habiti të gjithë jo vetëm me teknikën e demonstruar, por edhe duke folur greqisht në takimin e tij të parë

Trajneri turk me eksperiencë, i cili fitoi ndeshjen e parë, i ka habitur gazetarët me fjalët e tij në greqisht në konferencën për shtyp, të mbajtur pas ndeshjes.

4 Janar 2024, 17:17 Nga DOSJA

VIDEO/ Fatih Terim i habiti të gjithë jo vetëm me teknikën e

GREQI - Në ndeshjen e javës së 16-të të Superligës greke, Panathinaikos, me trajner Fatih Terim, mposhti në shtëpi PAS Giannina me rezultatin 2-0. 

Trajneri me eksperiencë, i cili fitoi ndeshjen e parë, i ka habitur gazetarët me fjalët e tij në greqisht në konferencën për shtyp të mbajtur pas ndeshjes.

Trajneri turk me përvojë e mbylli takimin duke thënë në greqisht fjalët “Për portën 13”, sloganin e tifozëve të Panathinaikosit. 

Pas lëvizjes së Fatih Terimit, gazetarët në konferencën për shtyp kanë mbetur të befasuar dhe kanë dale me pamje të gëzueshme nga salla e shtypit.

Ndërkohë, imazhi i Terimit që godet topin me thembër gjatë ndeshjes, u zgjodh si lëvizja më e përfolur e ditës në mediat greke për debutimin e trajnerit turk.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll