Sport

Roma, tani në kërkim të një drejtori…

Kontrata e drejtorit të përgjithshëm Tiago Pinto përfundon në shkurt. Shtypi italian raporton se portugezi nuk do të vazhdojë më në klub

4 Janar 2024, 11:50 Nga DOSJA
Roma, tani në kërkim të një drejtori…

ITALI - Në përfundim të kontratës me Romën, ku mbërriti në janar 2021, portugezi Tiago Pinto nuk ka rinovim në tavolinë dhe “Corrierre dello Sport” shkruan, këtë të enjte, se klubi roman tashmë është në kërkim të një pasardhësi për drejtorin aktual aktual. 

I njëjti botim raporton se Tiago Pinto është ende duke punuar shumë në këtë merkato dimërore për të garantuar disa nënshkrime për skuadrën e José Mourinhos, si dhe rinovimin e trajnerit, por nxjerr në pah edhe disa emra të mundshëm për pozicionin e portugezit, me CEO Lina Souloukou, duke analizuar situatën personalisht.

Po analizohen profilet e François Modesto, me të cilin ka punuar më parë te Olimpyakos, si dhe Frederic Massara, që më parë ka punuar te Milani. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll