Sport

“Nuk e di nëse Brazili më do, agjenti im nuk do flasë me askënd, derisa jam me Romën”

Jose Mourinho ka deklaruar se për sa kohë ka kontratë dhe është te Roma, nuk dëshiron të nisë kontakte dhe negociata me një ekip tjetër, ndërsa ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për interesimin e kombëtares braziliane.

4 Janar 2024, 16:06 Nga DOSJA
“Nuk e di nëse Brazili më do, agjenti im nuk do flasë me

ITALI - Në fund të sezonit, Jose Mourinho do të plotësojë tre vite në pankinën e Romës, pasi deri tani ka fituar “trofeun e vogël” të UEFA Conference League.

Trajneri portugez, pas kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinale të Kupës së Italisë, ka folur për mediat për të ardhmen e tij, duke deklaruar se ende nuk e ka rinovuar kontratën dhe nuk dëshiron të negociojë me një ekip tjetër, derisa është te stoli “verdhekuq” .

Njëkohësisht, ai është pyetur për raportet që flasin për interesimin e kombëtares braziliane, duke pretenduar se askush nuk e ka kontaktuar.

“Nuk mendoj se është e vërtetë që një trajner i ri do të vijë te Roma. Nuk kam asnjë arsye të besoj, se drejtuesit tanë nuk janë po kaq të sinqertë sa unë.

Unë i besoj 100% ndershmërisë së tyre. Nuk mendoj se po flasin me trajnerë të tjerë pas shpinës sime, por unë nuk kam nënshkruar ende”,- tha fillimisht trajneri portugez dhe vazhdoi duke komentuar raportet për interesimin e Brazilit:

"Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, ata nuk kanë folur me mua. Ajo që i thashë agjentit tim është se derisa të kuptojmë se një klub është i interesuar, ai nuk duhet të flasë me askënd derisa unë jam këtu".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll