Sport

Man.United nis “të pastrojë” shtëpinë…

“Djajtë e kuq” kërkojnë zgjidhje në tregun e janarit

4 Janar 2024, 11:04 Nga DOSJA
Man.United nis “të pastrojë” shtëpinë…

ANGLI - Koha për ndryshime! Me një fillim katastrofik të sezonit, Manchester United është në kërkim të zgjidhjeve në treg gjatë dritares së janarit. 

Megjithatë, ka pak hapësirë ​​për manovrim. Eliminimi i kompeticioneve evropiane dhe 200 milionët e shpenzuara në afatin kalimtar të mëparshëm, do ta detyrojnë klubin të përdorë marrëveshje me kosto të ulët.

Në derën e daljes është Jadon Sancho. Larg skuadrës që nga gushti, sulmuesi do të kthehet te Borussia Dortmund, në formë huazimi të vlefshëm deri në fund të sezonit. Sergio Reguillón do të rikthehet në Tottenham, pasi ka luajtur vetëm disa minuta në fushë.

Ten Hag kërkon një sulmues. Sipas 'Daily Mail', në Gjermani përmenden katër emra, përkatësisht Thomas Müller dhe Choupo-Moting (të dy nga Bayern), Timo Werner (Leipzig) dhe Serhou Guirassy (Shtutgart). 

Pritet që “Djajtë e Kuq” të kërkojnë një huazim deri në fund të sezonit, të ngjashëm me marrëveshjen e Werghost në sezonin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll