4 Janar 2024, 10:36
Nga DOSJA

SHBA - Emily Pellegrini, modelja që është pagëzuar si "më seksi në botë" dhe që tashmë ka më shumë se 148 ndjekës në Instagram, ka filluar të ndiqet masivisht nga yjet e futbollit, tenisit dhe madje edhe të MMA-s, të cilët nuk hezitojnë t'i dërgojnë mesazhe private në përpjekje për ta njohur atë.

Shtypi anglez thekson se këta yje sporti janë përpjekur t'i ofrojnë takime dhe udhëtime luksoze Emily Pellegrinit... por pa e kuptuar që Emily nuk ekziston dhe është një model i krijuar nga AI (Inteligjenca Artificiale).
Krijuesi i Emily Pellegrinit, i cili ka fituar më shumë se 92.000 euro në Fanvue në gjashtë javët e 'jetës' së modeles, ka treguar në shtypin britanik yjet e sportit dhe miliarderët që nuk reshtin së dërguari mesazhe private për modelen virtuale.
“Si ka mundësi që një zonjë kaq e bukur të mos ketë një të dashur?”,- i ka shkruar në një mesazh privat, një yll futbolli modeles së re.
"Është shumë ndryshe kush e kontakton dhe ku. Përmes mesazheve direkte në Instagram ka njerëz vërtet të famshëm, si futbollistë, miliarderë, luftëtarë MMA dhe tenistë... Ata mendojnë se ajo është e vërtetë dhe e ftojnë në Dubai për t'u takuar dhe për të ngrënë në restorante të shkëlqyera”,- zbulon krijuesi e Emilys. “Ishte një moment kur mendova:

Çfarë dreqin po ndodh?”,- ka shtuar ai.
Si e krijoni modelin perfekt në ChatGPT?
'Babai' i Emily Pellegrinit shpjegoi në 'Daily Mail' procesin e tij për krijimin e modelit perfekt: "E pyeta ChatGPT se cila është vajza e ëndrrave të një mashkulli mesatar dhe ai më tha flokë të gjatë kafe dhe këmbë të gjata, kështu që "Unë e bëra atë tamam siç më tha ajo. Qëllimi ishte ta bëja atë të këndshme dhe tërheqëse. Doja që ajo të ishte sa më reale."

Krijuesi i Emily Pellegrini ka gjeneruar edhe motrën e saj përmes Inteligjencës Artificiale... Fiona Pellegrini.
"Po, kam një plan për të lançuar një model të tretë dhe të katërt, por jo kaq shpejt. Nuk ka emër për momentin, por i treti do të jetë flokëkuqe",- tha ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Janar 2024, 10:30
ARGJENTINE - City Group dhe River Plate kanë mbyllur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e Diablito Echeverrit, sipas gaze...
Sport
4 Janar 2024, 10:09
ANGLI - Richarlison kishte nevojë për ndihmë psikologjike. "Njerëzit që kishin vetëm një sy në paratë e mia ...
Sport
4 Janar 2024, 09:30
FRANCE - Për herë të parë në disa muaj, Kylian Mbappé foli për të ardhmen e tij te PSG-ja, pas fitores së ekipi...
Sport
4 Janar 2024, 08:30
KROACI - Ish-lojtari i Fiorentinës, AC Milanit, Atlético Madridit dhe AS Romës, Nikola Kalinic nuk është gati t’i thotë ...
Sport
4 Janar 2024, 07:30
ITALI - Një gol me penallti nga argjentinasi Paulo Dybala me pesë minuta të mbetura në kohën e rregullt, e lejoi Romën të c...
Sport
4 Janar 2024, 05:11
FRANCE - Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme kundër Toulouse, Kylian Mbappé vendosi një rekord të ri me fanelën...
Sport
3 Janar 2024, 23:50
SPANJE - Girona fiton në “frymën e fundit” ndaj Atletico Madrid, në sfidën e javës së 19-të të La Liga-s dhe...
Sport
3 Janar 2024, 21:10
AUSTRALI - Tenisti numër një në botë u mposht në turneun e Kupës së Bashkuar në Perth nga Alex de Minor, duke shk...
Sport
3 Janar 2024, 19:31
AFRIKA JUGUT - Ish-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius, dhe më pas një vrasës i dënuar, do të lirohet të premten, më ...
Sport
3 Janar 2024, 18:56
ARABIA SAUDITE - Ka shumë kohë që në futboll ka shuma të çmendura. Fraza e përmendur shumë herë, si p.sh., n...