Sport

Talenti argjentinas u ble për 18 milionë, por Claudio Echeverri do të luajë si i huazuar para se të mbërrijë te Man.City...

Sipas gazetës "Olé", argjentinasi do të luajë në formë huazimi te River dhe skuadra e tij e ardhshme do të jetë Girona para se t'i bashkohet Manchester Cityt.

4 Janar 2024, 10:30 Nga DOSJA

Talenti argjentinas u ble për 18 milionë, por Claudio Echeverri do

ARGJENTINE - City Group dhe River Plate kanë mbyllur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e Diablito Echeverrit, sipas gazetës “Olé”. Shuma e operacionit arrin në 18 milionë euro bruto, plus 9 milionë të tjera bruto në variabla.

Lojtari, i cili mbushi 18 vjeç të martën e kaluar, do të qëndrojë i huazuar te River edhe për një vit në parim (deri në dhjetor 2024), por sipas “Olé”, kërcimi i tij në Evropë mund të përshpejtohet nëse Demichelis nuk e përdor atë në ndeshje. Në këtë rast, City Group do të parashikonte largimin e lojtarit deri më 30 qershor, pasi objektivi i Cityt është që lojtari të ketë minuta dhe të mund të fitojë përvojë në kompeticionet më të larta.

Pasi të mbërrijë në Evropë, qoftë në qershor apo dhjetor, Echeverri nuk do të shkojë direkt në Manchester City. Destinacioni i tij i parë në kontinentin e vjetër do të ishte Girona, ku do të qëndrojë për një ose dy sezone.

Talenti argjentinas u ble për 18 milionë, por Claudio Echeverri do

Në mungesë të mbylljes së disa çështjeve të vogla me lojtarin dhe që ai të kalojë kontrollet mjekësore, perla argjentinase do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029. Sapo të zyrtarizohet firma, City Group do t'i paguajë pagën e tij gjatë vitit, që ai është në River dhe pesë të tjera.

River është detyruar të negociojë me City Group dhe të pranojë një ofertë nën pretendimet e klubit për shkak të vendimit të futbollistit për të mos rinovuar kontratën me skuadrën argjentinase, për këtë arsye ai do të largohej më 1 janar 2025 i lirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll