Politike

Pse nuk ka asnjë informacion për Ervis Martinajn, Balla: Kemi shumë të dhëna, po presim dokumentimin e rastit

Balla në një konferencë për mediat u shpreh se policia ka shumë informacion për këtë çështje, por fillimisht duhet që të bëhet dokumentimi i plotë i çështjes.

4 Janar 2024, 14:23 Nga I.A
Pse nuk ka asnjë informacion për Ervis Martinajn, Balla: Kemi
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe se përse nuk ka ende asnjë informacion për atë. Balla në një konferencë për mediat u shpreh se policia ka shumë informacion për këtë çështje, por fillimisht duhet që të bëhet dokumentimi i plotë i çështjes.

"Unë nuk hyj në debat në shifra me ty sepse je i vëmendshëm në numërimin e ditëve në rastin në fjalë. E kam marrë detyrën në 15 korrikun të vitit të kaluar, dhe kjo çështje ka qenë një prej çështjeve të para në detyrë. Mbetet një sfidë ende e pazgjidhur sa i takon referimit në Gjykatë. Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë dhe angazhim nga ana e policisë, nuk do të bëj një informacion të plotë. Kur te kemi një pasqyrë të plotë të kësaj çështje, mezi pres që të  dal para jush për të sqaruar publikun," tha Balla.

taulant balla ervis martinaj

Sondazh

Poll