Politike

Këlliçi: Sa herë denoncojmë Veliajn, mediat nuk na transmetojmë. Do vazhdojmë të publikojmë fakte dhe prova

Këlliçi më tej ka shtuar se ata do të vazhdojnë te transmetojnë fakte dhe prova.

4 Janar 2024, 14:10 Nga N.F
Këlliçi: Sa herë denoncojmë Veliajn, mediat nuk na
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë konferencës së mbajtur ditën ë sotme ka shpalosur një "shqetësim" të tijin në lidhje me mediat. Sipas Këlliçit, sa herë ai denoncon kryebashkiakun Erion Veliaj, mediat nuk e transmetojnë. Këlliçi më tej ka shtuar se ata do të vazhdojnë te transmetojnë fakte dhe prova.

"Kam vetëm një koment. Gjatë kohës që kemi qenë në transmetim, më vjen një raport i medieve që nuk kemi qenë live në asnjë nga mediat, jo kombëtare, por as në mediat e tjera. Kjo ndodh përherë, sa herë denoncohet këtu me fakte dhe prova Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe pagatori më i madh i medieve dhe blerësi i censurës me para, me leje ndërtimi, me favore. Por ne do të vazhdojmë të bëjmë punën. Kështu që përditë do na shihni me prova të reja, me fakte të reja. Do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë të plotë për mega-aferën e shekullit, që është në fakt vetë dosja e inceneratorit të Tiranës," u shpreh ai.

belind këlliçi erion veliaj media

Sondazh

Poll