Politike

Ankimoi sekuestrimin e celularit, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO-së për Monika Kryemadhin

Por në vendimin e marrë ditën e sotme Apeli ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Kryemadhit dhe të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së.  

4 Janar 2024, 10:33 Nga I.A
Ankimoi sekuestrimin e celularit, Apeli lë në fuqi vendimin e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka ankimuar në Apelin e Posaçëm sekuestrimin e telefonit të saj. Por në vendimin e marrë ditën e sotme Apeli ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Kryemadhit dhe të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së. Vendimi është marrë gjyqtarja Igerta Hysi, të enjten e 4 Janarit ku vendosi lënien në sekuestro të telefonit Iphone.

Njoftimi i Apelit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)", dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll