Politike

I përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, Apeli i GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën

30-vjeçari akuzohet për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

4 Janar 2024, 11:37 Nga I.A
I përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, Apeli i
Arjan Ndoja dhe Ramazan Rraja

TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Ramazan Rrajën, për vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë. Rraja bëri ankim në Apel në 1 dhjetor të vitit që lamë pas, por në vendimin e sotëm ankimi është rrëzuar. 30-vjeçari akuzohet për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai u vu në pranga më 19 Prill, me akuzën e pjesëmarrjes në atentatin e vitit 2019-të ndaj Aleksandër Lahos, ish-prokurorit Arian Ndoja dhe shoferit të tyre Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vrarë.

Njoftimi i Apelit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 472, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e disponimit me nr. 472 akti, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ramazan Rraja qëndroi për rreth 1 vit në arrati, për tu arrestuar të Ura e Gjolës nga Policia e Durrësit, teksa lëvizte me makinë dhe armë me vete. SPAK thotë se Rraja bashkë me 8 persona të tjerë, me kërkesë të Plaurent Dervishajt organizuan atentatin e 1 nëntorit 2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku nga të shtënat me armë mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Pëllumb Muharremi dhe ish-prokurori Arian Ndoja./Dosja.al

ramazan rraja andi maloku aleksandër laho arian ndoja

Sondazh

Poll