Politike

Rama i kërkoi të drejtojë bashkinë Himarë, flet Vangjel Tavo: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke

Duke folur për News24, Tavo ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke.

4 Janar 2024, 11:14 Nga I.A
Rama i kërkoi të drejtojë bashkinë Himarë, flet Vangjel
Rama dhe Tavo

TIRANË- Vangjel Tavo ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke, se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që të marrë drejtimin e bashkisë Himarë. Duke folur për Neës24, Tavo ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në lajmet greke. Nuk kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, thuhet se ka deklaruar Tavo.

Ditën e djeshme mediat greke kanë shkruajtur se kryeministri Rama ka takuar Vangjel Tavon dhe se i ka kërkuar këtij të fundit të drejtojë bashkinë e Himarës. Kathimerini po ashtu ka shkruar se për lëvizjen që po bën Rama për të gjetur zëvendësuesin e Belerit, deri sa të përfundoj gjyqi është njoftuar dhe qeveria greke.

vangjel tavo edi rama

Sondazh

Poll