Politike

Fjala e Berishës para mbështetësve, Balla: I takon institucioneve që të bëjnë komente për këtë

Duke folur për mediat, Balla është pyetur nëse ka një koment për përshëndetjen që kryedemokrati Sali Berisha i bëri mbështetësve të tij.

4 Janar 2024, 13:22 Nga I.A
Fjala e Berishës para mbështetësve, Balla: I takon institucioneve
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se vazhdon të mendoj se “Partizani" është rast korrupsioni tipik. Duke folur për mediat, Balla është pyetur nëse ka një koment për përshëndetjen që kryedemokrati Sali Berisha i bëri mbështetësve të tij. Balla deklaroi se ai nuk merret me ngjyrimet politike dhe se për të i takon institucioneve që të bëjnë koment. 

"Unë nuk dua që kësaj çështje t’i jap një ngjyrimi politike, këto janë raste që këta persona e kanë me drejtësinë. Pavarësisht se sa i përket këtij rasti është një denoncim i bërë nga unë në cilësinë e deputetit dhe qytetarit të kësaj Republike. Vazhdoj të mbetem i bindur që rasti “Partizani” është një tipik si në librat e kriminalistikës. Sot në Shqipërie përballen dy botë, keni PS, grupin e saj parlamentar që nuk bën asnjëherë asnjë koment, për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh, keni edhe këtë rastin tjetër, që besoj se e dini fare mirë, dhe e kuptoni qartë që është një korrupsion i pastër i një funksionari publik i cili përdori firmën për përfitime të paligjshme apo lehtësim procedurash. Dua të them se kam dëgjuar shumë interpretime, kodi është i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi i procedurës thotë se gjatë arrestit në shtëpi ke të gjithë ndalimet qe edhe në arrestin me burg. Këtu është ndarja e dy botëve sa e respekton ligjin. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shtetit sa përket shtetasit në fjalë. I takon institucioneve të tjera të bëjnë koment për këtë,” tha Balla.

taulant balla sali berisha

Sondazh

Poll