Politike

Taulant Balla: Do shtohen 11 automjete të reja për zjarrfikësit

Në një konferencë për mediat, Balla theksoi se këto mjete do të hyjnë në punë për shuarjen e zjarreve gjatë verës.

4 Janar 2024, 12:24 Nga I.A
Taulant Balla: Do shtohen 11 automjete të reja për
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se 11 mjete të reja zjarrfikësish do t'i shtohen repartit të zjarrfikëses. Në një konferencë për mediat, Balla theksoi se këto mjete do të hyjnë në punë për shuarjen e zjarreve gjatë verës. Ndërkohë që u bëri thirrje qytetarëve që të heqin dorë nga çdo zjarrvënie gjatë verës.   

"Është e vërtetë që vera e zgjatur e vitit 2023 na ndihmoi për një zgjatje të sezonit turistik, por shkaktoi një numër të madh zjarresh në vend. Por dua t’i bëj thirrje çdo qytetari të këtij vendi të heqi dorë nga çdolloj zjarrëvenie. Kodi penal parashikon deri në 15 vjet burg. Zjarri një herë ndodh dhe ka një ç’kujdesje nga të gjithë për masat mbrojtje. E vërteta është që kam qene vetë personalisht në të treja rastet e zjarrit të ndodhura në vend. Edhe mund të konfirmojë që gjithçka lidhet me ndërhyrjen e forcës së parë dhe ne po marrim masa për rritjen e kapaciteteve për shuarjen e zjarrit. Gjatë vitit 2024 do të kemi 11 automjete të reja për të shuar zjarret”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll