Aktualitet

Merr flakë makina në autostradën Fier-Levan, çfarë dyshohet

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin, ka braktisur mjetin duke shpëtuar nga flakët.

3 Janar 2024, 13:34 Nga r.ll
Merr flakë makina në autostradën Fier-Levan, çfarë
foto nga vendngjarja

FIER-Një makinë tip “Mercedes” ka marrë flakë në ecje në autostradën Fier-Levan, në fshatin Mbrostar. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin, ka braktisur mjetin duke shpëtuar nga flakët.

Burimet paraprake të informacionit pohojnë se ka qenë një shkëndijë elektrike e cila ka bërë që makina të shpërthejë në flakë. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa për disa minuta janë krijuar radhë të gjata trafiku në njërën anë të autostradës Fier-Levan.

fier-levan

Sondazh

Poll