Aktualitet

Detaje të reja nga plagosja te xhamia në Tiranë, viktima e bullizonte autorin prej kohësh

Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje të plagosurin, pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar. Dëshmia e tij do të ndihmonte hetuesit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 Janar 2024, 11:44 Nga r.ll
Detaje të reja nga plagosja te xhamia në Tiranë, viktima e
saimir xhafa

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e parë vitit, jashtë xhamisë së Xhurës në Tiranë, ku Saimir Xhafa la të plagosur Agim Jazajn. 

Burime bëjnë me dije se Agim Jazaj e fyente dhe bullizonte gjithë kohën Saimir Xhafën, sidomos gjatë kohës para ose pas faljes në xhami.

Ditën e ngjarjes, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, mes tyre fillimisht ka pasur konflikt brenda ambienteve të xhamisë dhe më pas situata ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit në ambientet e jashtme, ku Saimir Xhafa ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Jazajt, duke e lënë të plagosur në bark.

Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje të plagosurin, pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar. Dëshmia e tij do të ndihmonte hetuesit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, autori Saimir Xhafa akoma nuk është lokalizuar nga policia për t'u arrestuar. Në kërkim të tij janë bërë disa kontrolle, por deri tani nuk është gjetur.

saimir xhafa agim jazaj

Sondazh

Poll