3 Janar 2024, 13:02
Nga h.k
Artan Tafani
TIRANË-Me kërkesë të prokurorisë së posaçme SPAK, gjykata ka liruar nga burgu Enio Meçaj, i cili mendohet se është djali i tezes së Laert Haxhiut i arrestuar në Greqi. Aktualisht Laert Haxhiu është në proces gjykimi në mungesë në SPAK, për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit. Njëherësh Haxhia është në proces hetimi tjetër në Fier për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë.
Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje" mësohet se është bërë nga prokurori i çështjes Behar Dibra dhe miratuar më pas nga gjykata.
Dibra, ka pretenduar në sallën e gjyqit se Enio Meçaj nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe akuzohet për një vepër penale që s'ka rrezik. Sipas prokurorit Dibra, Meçaj nuk ka rekorde kriminale dhe si e tillë duhej ti ndryshohej masa e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.
Lirimi i Meçaj është realizuar nga burgu i Fierit rreth datës 29 dhjetor 2023. Meçaj është njeri i afërt i Laert Haxhiut dhe ditën e arrestimit ai ka qenë në zonën e "Astirit" në Tiranë. Emri i Meçaj del edhe tek dëshmia e Artan Tafanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili e tregon si pjesëmarrës në grabitje.
Enio Meçaj, u arrestua në muajin qershor 2023, pas ngjarjes së grabitjes së 30 mijë eurove në pikën e këmbimit valutor Exchange dhe Tele.co në Tiranë. Sipas dosjes hetimore Meçaj, i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar policinë për zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.
Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23 shkurt 2023, në Shijak, Durrës.
SPAK, po kryhen hetime për 12 persona të tjerë që kanë kryer një seri krimesh të rënda si grabitje, vrasje, tentativa vrasje, vjedhje makinash, trafik droge dhe deri tek shkatërrimi i pronës me eksploziv.
artan tafani
Aktualitet
3 Janar 2024, 12:33
h.k
Watson Morgan
SHBA-Watson Morgan, 49-vjeç rreshter i Departamentit të Policisë në Bronxville, u gjet i vdekur nga oficerët nga ...
Aktualitet
3 Janar 2024, 12:21
r.ll
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se dy helikopterë amerikanë "BlackHwak" do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armato...
Aktualitet
3 Janar 2024, 11:44
r.ll
saimir xhafa
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e parë vitit, jashtë xhamisë së Xhur&...
Aktualitet
3 Janar 2024, 11:16
r.ll
foto ilustruese
SHQIPËRI- Pasi zgjodhën t'i kalojnë festat e fundvitit në atdheun e tyre, emigrantët shqiptare kanë filluar t...
Aktualitet
3 Janar 2024, 10:51
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një 65-vjeçar është arrestur pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në aksin Kor...
Aktualitet
3 Janar 2024, 10:41
h.k
Burgu i Vlores
VLORA-Shërbimi Kombëtar i Kontrollit të Burgjeve arrestoi në flagrancë një shtetas i cili tentoi të fuste...
Aktualitet
3 Janar 2024, 10:14
r.ll
erion bali
ITALI- Është zbardhur identiteti i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi orët e para t&eu...
Aktualitet
3 Janar 2024, 10:03
h.k
Policia Shkoder
SHKODËR-Një 46-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Shkodrës. Shtetasi A.SH nga V...
Aktualitet
3 Janar 2024, 09:53
h.k
Foto illustruese
ITALI-Policia ka arrestuar një të ri shqiptar të identifikuar si Princi Geri, 26 vjeç.
Ai u kap me drogë...
Aktualitet
3 Janar 2024, 09:38
h.k
Foto e familjes
SHBA-Një ngjarje e rëndë ndodhi në SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morg...