Aktualitet

Dhunon gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

3 Janar 2024, 10:03 Nga h.k
Dhunon gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e
Policia Shkoder

SHKODËR-Një 46-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Shkodrës. Shtetasi A.SH nga Vau Dejës është arrestuar për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes dhe djalit të mitur. Policia po kryhen hetimet për veprime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia shkoder dhunon gruan

Sondazh

Poll