Aktualitet

Menaxher i një lokali në Itali, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e rëndë

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina trupin e të ndjerit, për shkak se mjeti ishte shkatërruar tërësisht nga përplasja e fortë.

3 Janar 2024, 10:14 Nga r.ll
Menaxher i një lokali në Itali, zbardhet identiteti i shqiptarit
erion bali

ITALI- Është zbardhur identiteti i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi orët e para të mëngjesit të 2 janarit në Itali. 

Sipas mediave italiane, viktima është 38-vjeçqari shqiptar Erion Bali. Aksidenti ndodhi teksa 38-vjeçari po kthehej në shtëpi tek bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij, njëri prej të cilëve vetëm disa muajsh.

Bali humbi kontrollin mbi mjetin dhe makina përfundoi në barrierat anësore të rrugës duke u shkatërruar tërësisht. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina trupin e të ndjerit, për shkak se mjeti ishte shkatërruar tërësisht nga përplasja e fortë.

Erion Bali kishte hapur së fundmi një restorant në zonë dhe po kthehej prej andej pasi kishte bërë pastrimet e fundit. Ai jetonte prej më shumë se 20 vitesh në Cremone. Vëllai i tij thotë se për herë të fundit kishte folur në telefon me Erionin më 1 Janar kur kishin shkëmbyer urimet për Vitin e Ri.

Mbrëmjen e së martës, familjarët, miqtë dhe të njohur u mblodhën në restorantin e 38-vjeçarit ku ndezën qirinj në kujtim të të ndjerit. Erion Bali do të përcillet për në banesën e fundit ditën e enjte në varrezat e Cremones.

erion bali

Sondazh

Poll