Aktualitet

Dy helikopterë amerikanë “Black Hawk” i shtohen arsenalit të Forcave të Armatosura

Sipas ministrisë ky investim do të jetë një hap i rëndësishëm që do të ndihmojë në përmbushjen e misioneve taktike dhe operacioneve të emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

3 Janar 2024, 12:21 Nga r.ll
Dy helikopterë amerikanë “Black Hawk” i shtohen arsenalit

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se dy helikopterë amerikanë "BlackHwak" do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosur në fund të muajit janar.

Sipas ministrisë ky investim do të jetë një hap i rëndësishëm që do të ndihmojë në përmbushjen e misioneve taktike dhe operacioneve të emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

“Dy helikopterë amerikanë #BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Ky lajm i shumëpritur në fillim të vitit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme.” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll