Aktualitet

I riu shqiptar u vra në Gjermani, familja kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri (EMRI)

I riu shqiptar kishte përfunduar shkollën e mesme për mekanikë dhe kishte shkuar në Gjermani për të kërkuar mundësi punësimi.

3 Janar 2024, 13:12 Nga r.ll
I riu shqiptar u vra në Gjermani, familja kërkon ndihmë për
lorenco dedaj

GJERMANI- Lorenco Dedaj, 21-vjeçari shqiptar nga Proseku i Mirditës u qëllua për vdekje me thikë në Gjermani mbrëmjen e 30 dhjetorit 2023, nga një shtetas kurd pas një sherri.

Pas ngjarjes së rëndë, familja e të ndjerit bën apel për ndihmë për të kthyer në Shqipëri trupin e pajetë të djalit të tyre. I riu shqiptar kishte përfunduar shkollën e mesme për mekanikë dhe kishte shkuar në Gjermani për të kërkuar mundësi punësimi.

Familjarët e 21-vjeçarit kanë hapur një llogari IBAN për këdo që dëshiron të kontribuojë për të sjellë në Shqipëri trupin e Lorenco Dedaj.

APELI PËR NDIHMË:

Për të gjithë ata që e kanë njohur Lorencin dhe familjen e Lorencit për të kontribuuar sadopak me sa mundësi të keni për kthimin e trupit nga Gjermania në Shqipëri mund ta bëjnë në këtë numër IBAN, ju lutem të vini dhe emrin tuaj poshtë në mënyrë që familja të dijë nga kush është bërë ky kontribut. Me përjashtim të gjithë atyre që kanë bërë një kontribut direkt këtu në Gjermani dhe përfitojmë nga rasti t’i falenderojmë përzemërsisht. Këtë gjë e bëjmë edhe për shumë njerëz që na kanë kontaktuar dhe nga Italia dhe vende të tjera të Evropës dhe nuk e kanë pas të mundur ta bëjnë një gjë të tille ky është IBAN që është hapur në llogari të familjes së të ndjerit Lorenci.  Ju falenderojmë pa përjashtim të gjithëve.

Marjan Dedaj

IBAN IT41 0030 6967 6845 1033 2869 999

lorenco dedaj gjermani

Sondazh

Poll