Aktualitet

“Thesari” në bagazhin e Ndojës, prokurori s’e pranon se janë dosjet e Skerdilajd Konomit: Nëse do ishin të vërteta,

6 Nëntor 2019, 15:10 Nga DOSJA
“Thesari” në bagazhin e Ndojës, prokurori s’e pranon

Nga spitali i Durrësit ku vijon të trajtohet për plagët e marra në atentatin e 1 nëntorit, Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj mohon që dosjet e gjetura në makinën e tij janë të një rëndësie të veçantë.

Në një interviste me gazetarin e Ora News në Durrës, Ndoja tha se nëse ne mjet do të kishte fashikujt të vjedhur në Prokurorinë e Durrësit dhe dosja e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi ai tashmë do të ishte në pranga. Ndërsa në lidhje me atentatin, Ndoj nuk e mohon të jetë ai objektivi, por këtu ndan personin fizik, nga Prokurori.

“Nëse në makinën time do të ishin dokumentet e vjedhura tani do të isha i arrestuar. Sa i përket atentatit, nuk mendoj se ka të bëjë me mua si Arjan, ndoshta si prokuror po…Unë nuk mund të flas për këto detajet tani, ndaj do të flas në një moment të dytë për të sqaruar gjithçka rreth akuzave ndaj meje”.

Arjan Ndoj vijon të jetë në kujdesin e mjekëve në repartin e Ortopedisë në spitalin e Durrësit se bashku me Aleksandër Lahon, që gjithashtu mbeti i plagosur në atentat. Ndërsa shoferi Andi Maloku ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Marrë nga OraNews

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja dosjet ne makinen e ndojes perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja skerdilajd konomi arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja dosjet ne makinen e ndojes perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja skerdilajd konomi

Sondazh

Poll