Sport

Osimhen kapet në një klub nate duke hedhur para false!

Sulmuesi i Napolit u largua më shpejtë nga të gjithë të tjerët nga Italia për festat dhe për të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës

2 Janar 2024, 00:41 Nga DOSJA
Osimhen kapet në një klub nate duke hedhur para false!

NIGERI - Natë e çmendur për Victor Osimhen në Nigeri. Sulmuesi i Napolit, i cili u largua për festat e fundvitit nga Napoli për të shkuar në vendlindjen e tij ku gjithashtu do të marrë pjesë me përfaqësuesen në Kupën e Kombeve të Afrikës. Ai është larguar menjëherë pas ndeshjes me Romën në kampionat, më shpejtë se të gjithë lojtarët e tjerë.

Në datat 25 dhe 29 dhjetor sulmuesi u dallua në një klub nate në Lagos ku u filmua në disa video duke hedhur para false ndaj të pranishmëve.

Kjo nuk është hera e parë që Osimhen “mashtron” me paratë. Kishte ndodhur edhe në vitin 2021 kur, në mes të epokës Covid, ai mori pjesë në një festë pa maskë dhe më pas u kap nga virusi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll