Sport

Tenistja çeke njoftoi se është në pritje të një fëmije me trajnerin e saj…

Tenistja çeke Petra Kvitova ka bërë të ditur se është shtatzënë.

1 Janar 2024, 19:52 Nga DOSJA
Tenistja çeke njoftoi se është në pritje të një

ÇEKI - “Në ditën e parë të 2024-ës, dua t'u uroj të gjithëve një Vitin e Ri dhe të ndaj me ju lajmin emocionues, se unë dhe Jiri do të kemi një fëmijë këtë verë”,- tha në rrjetet sociale, 33-vjeçarja kampione e dyfishtë e Grand Slameve.

Kvitova u martua me trajnerin e saj shumëvjeçar Jiri Vanek korrikun e kaluar. Ajo ishte në listën e pjesëmarrësve për Australian Open të ardhshëm, por për momentin nuk dihet nëse do të marrë pjesë në turneun e parë Grand Slam të sezonit, i cili fillon më 14 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll