Sport

VIDEO / Salah ndez Liverpool që shkëputet edhe më shumë nga ndjekësit!

Me këtë sukses, “Reds”, fluturojnë në +3 nga ndjekësja e tyre më e afërt që është Aston Villa dhe +5 në City dhe Arsenal.

1 Janar 2024, 22:18 Nga DOSJA
VIDEO / Salah ndez Liverpool që shkëputet edhe më shumë nga

ANGLI - Java e 20-të e Premier League mbyllet me fitoren e Liverpool-it, i cili dominon ndaj  Newcastle-it dhe e mposht me rezultatin 4-2, duke i shkaktuar Magpies nokautin e pestë në gjashtë ndeshje. 

Salah humbet një penallti, skuadrat shohin një gol të anuluar dhe pjesa e parë përfundon 0-0, më pas ndeshja nxehet: gjuajtja e egjiptianit dhe golat e Jones dhe Gakpo e dërgojnë skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp në kuotën e 45 pikëve.

Me këtë sukses, “Reds”, fluturojnë në +3 nga ndjekësja e tyre më e afërt që është Aston Villa dhe +5 në City dhe Arsenal. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll