Sport

VIDEO/ Nuk e dinin që po filmoheshin… Motrat e tenistit, imitojnë “pasarelën”

Tenisti norvegjez Kasper Ruud ishte i buzëqeshur gjatë konferencës për shtyp për ngjarjen...

1 Janar 2024, 19:44 Nga DOSJA

VIDEO/ Nuk e dinin që po filmoheshin… Motrat e tenistit,

AUSTRALI - Por arsyeja nuk ishte vetëm fitorja ndaj Kroacisë në ndeshjen e Kupës së Bashkuar në Sydney. Ndërsa Rudd luftonte për pikë për Norvegjinë, motra e tij Charlotte dhe kushërira Josephine vodhën shfaqjen.

Të dyja po kalonin nga tuneli drejt fushës, ku luante vëllai i tyre. Ato nuk e dinin që kamera po i ndiqte çdo hap, ndaj vendosën të ecnin sikur të ishin në pasarelë. Kur e kuptuan se çfarë po ndodhte, reagimi i tyre i sikletit u bë i paharrueshëm.

"Ato zakonisht nuk janë shumë të turpshme para kamerës. Ato pëlqejnë të jenë në turne dhe të tregohen, u pëlqen të ulen në tribuna. Kjo është gjëja e tyre e preferuar. Megjithatë, nuk është tipike për to që t'i bëjnë këto gjëra. Mendonin se ishin pak të relaksuara… I pashë. Ato ishin të skuqura",- tha Casper duke komentuar videon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll