Sport

Roma rrezikon të humbasë Paulo Dybala nga 1 janari, përmes aktivizimit të një klauzole në kontratën e argjentinasit...

Ardhja e vitit 2024 sjell një dhimbje koke të rëndë për Romën, pasi më 1 janar aktivizohet një klauzolë në kontratën e Paulo Dybala, që lejon një klub jashtë Italisë ta bëjë atë të tyren për 13 milionë euro.

1 Janar 2024, 15:47 Nga DOSJA

Roma rrezikon të humbasë Paulo Dybala nga 1 janari, përmes

ITALI - Paulo Dybala pati një karrierë të suksesshme shtatëvjeçare te Juventusi, por në verën e vitit 2022, ai u nda me “Zonja e Vjetër”, që vendosën të mos rinovojnë partneritetin e tyre, ndërkohë që Roma bëri një lëvizje dhe nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me Joya.

Megjithatë, ajo që bën përshtypje është se edhe pse ka rënë dakord dhe ka një kontratë me verdhekuqtë deri në vitin 2025, ekziston mundësia që skuadra e qytetit të përjetshëm ta humbasë sulmuesin argjentinas. Këtë e zbulon “Gazzetta dello Sport” në shkrimin e sotëm se kjo edhe mund të ndodhë nga... 1 janari.

Arsyeja është ekzistenca e një klauzole në kontratën e Dybala me Romën, që lejon çdo skuadër jashtë Italisë ta blejë argjentinasin duke paguar shumën prej 13 milionë eurosh për të mbuluar klauzolën, me kushtin e domosdoshëm sigurisht që vetë lojtari të jetë dakord.

“Roma rezervon të drejtën të refuzojë ofertat nga klubet italiane, duke depozituar një bonus për lojtarin, por nuk mund të bëjë asgjë nëse lojtari dëshiron të shkojë jashtë vendit në një klub që e ka aktivizuar klauzolën”,- shkruan gazeta italiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll