Sport

Atleti nga Uganda gjendet i vdekur në një automjet, është goditur me thikë...

Atleti nga Uganda, Benjamin Kiplagat, u gjet i vdekur në një automjet në Kenia. Mësohet se atleti është goditur me thikë për vdekje.

1 Janar 2024, 17:34 Nga DOSJA
Atleti nga Uganda gjendet i vdekur në një automjet, është

KENIA - Atleti nga Uganda, Benjamin Kiplagat, 34 vjeç, u gjet i vdekur në një makinë pranë qytetit Eldoret, Kenia.

Sipas raportimeve në mediat kombëtare, u tha se Kiplagat kishte plagë me thikë në gjoks dhe qafë.

Stephen Okal, një nga zyrtarët e policisë keniane, tha në deklaratën e tij se dy të dyshuar u arrestuan në lidhje me ngjarjen  tragjike.

Okal tha se njëri nga të dyshuarit është kapur me thikë, e cila konsiderohet si armë vrasjeje.

Ndërsa nuk dihet pse u vra Kiplagat, hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Atleti Kiplagat ka përfaqësuar Ugandën ndërkombëtarisht në garën e 3000 metrave, duke përfshirë lojëra të ndryshme Olimpike dhe Kampionatet Botërore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll