Sport

"Nuk më interesojnë thashethemet, kam punuar për 47 vjet dhe kam një CV të mahnitshme"...

Roy Hodgson, kur u pyet për skenarin, që e bën Steve Cooper të gatshëm për ta pasuar atë në stolin e Crystal Palace, dha një përgjigje çarmatosëse, duke kujtuar rrugëtimin e tij në futboll për gati gjysmë shekulli.

1 Janar 2024, 15:15 Nga DOSJA

"Nuk më interesojnë thashethemet, kam punuar për 47 vjet dhe

ANGLI - Ndeshja e Crystal Palace me Brentford u duk si një finale për ‘Eagles’, pasi ata po vinin nga një seri prej nëntë ndeshjesh pa fitore në ligë dhe finalja e ndeshjes i gjeti ata të lehtësuar, pasi kishin fituar 3-1 mini derbin e Londrës për ditën e 20-të të Premierligës për t'i larguar pak mënjanë skenarët për një ndryshim në drejtimin teknik.

Sipas tyre, Roy Hodgson t'i thotë lamtumirë ekipit të parë dhe të zëvendësohet nga Steve Cooper, i cili u la i lirë pak kohë më parë nga Nottingham. Trajnerin me experience Hodgson, pyetur për thashethemet intensive dhe një përgjigje klasi.

“Jam 76 vjeç, kam 47 vite që punoj, kam një CV të mahnitshme dhe jam vlerësuar me Urdhrin e Perandorisë Britanike.

Kështu që përgjigja ime përfundimtare është se nuk më interesojnë skenarët që madje duket se tregojnë mungesë respekti për mua”,- tha Hodgson, i cili aktualisht drejton Crystal Palace që është +6 nga tre të fundit në renditje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll