Aktualitet

Vrau babë e bir në Elbasan/ Gjykata nën masa të rrepta sigurie jep ‘arrest me burg’ për 28-vjeçarin

6 Nëntor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Vrau babë e bir në Elbasan/ Gjykata nën masa të rrepta

Elbasan– Nën masa të rrepta sigurie është masa “arrest me burg” për Etjen Çanin, i cili akuzohet për vrasje.

Çani u arrestua nga Policia italiane më 1 korrik të 2019 në Rimini dhe është ekstraduar sot në Shqipëri. Mbi të rëndojnë 3 akuza: Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Etjen Cani në vitin 2012 vrau shokun e tij të ngushtë Gentian Beqirin dhe babain e tij Nezir Beqirin. Cani dhe Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë në kohën që ndodhi krimi i dyfishtë, madje shoku i tij  Beqiri ishte i paralizuar dhe në ‘arrest shtëpie’, si një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas.

28-vjeçari u fut në banesën e Beqirit më datë 15 gusht të vitit 2012, teksa ky i fundit flinte gjumë dhe e qëlloi me tre plumba në kokë. Më pas rrahu me sende të forta babain e tij, Nezirin, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.  Sipas hetimeve, deri më tani janë dy pista që çuan Çanin të kryejë  vrasjet. Njëra është ajo se Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën e tij. Ndërsa një pistë e dytë e hetimeve është se ai dyshohet se i ekzekutoi për llogari të Çapjave. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe Ervis Bardhi, për të cilin ka dyshime se ndodhet në Greqi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etjen cani vrasja e gentian beqirit etjen cani vrasja e gentian beqirit

Sondazh

Poll