Aktualitet

Ekzekutohet në pragun e shtëpisë ish-komisioneri i PS-së në Dukagjin, Gjergj Krygja mori katër plumba

  • Eduart Halimi e denoncoi për vjedhje votash në 2015, kush ishte Gjergji Krygji nga Shkodra që u vra sot në pragun e derës, lidhjet me PS-në
  • Vrasje në Sume të Dukagjinit. Ekzekutohet në hyrje të banesës me armë zjari 43-vjeçari, Gjergj Krygja. Vrasja e dytë në Dukagjin në më pak se një muaj. Më 21 tetor, u vra Lazër Arra.
    Featured image of article: Ekzekutohet në pragun e shtëpisë ish-komisioneri i PS-së në Dukagjin, Gjergj Krygja mori katër plumba Gjergj Krygja

    SHKODËR- Gjergj Krygja, 43-vjeç dhe baba i tre fëmijë është vrarë me katër plumba në pragun e derës së shtëpisë së tij në fshatin Sumë të Shkodrës.

    Dosja.al ka maësuar se Krygja ka mbetur i vdekur në vend, si pasojë e plagëve të marra, duke përsëritur kështu skenarin e Lazër Arraj, i vrarë disa javë më parë po në Dukagjin. 

    Krygja kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik, në momentin që autorët e pikasën nga autostrada dhe e qëlluan katër herë me armë zjarri.

    Pas krimit, në Dukagjin kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të ‘krehur’ zonën ndërkohë që paraprakisht dyshohet se motivi i vrasjes mund të jetë një konflikt që 43-vjeçari ka pasur për shfrytëzimin e pyjeve.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Viktima Gjergji Krygja ka qënë gjithashtu komisioner i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2015 në Qendrën e Votimeve numër 0092. Në atë kohë kjo qendër votimi u denoncua nga PD-ja se kishte vjedhur masivisht vota nga koalicioni PS-LSI. 

    Kjo është vrasja e dytë që ndodh në Dukagjin në harkun kohor të një muaji. Më 21 tetor,  u vra me armë zjarri 55-vjeçari Lazër Arra, (Pjetrushi) në fshatin Shosh në Dukagjin, ndërkohë që për ngjarjen u ndalua kushëriri i tij.

    (F.g/dosja.al)

    • 18:07

      ‘Blindohet’ fshati Sumë në Shkodër, FNSH-ja ‘kreh’ zonën pas vrasjes së Gjergji Krygjës

      FNSH-ja ka zbarkuar në fshatin Sumë të Shkodrës ku mesditën e sotme u ekzekutua me armë zjarri 43-vjeçari Gjergji Krygja.

      Dosja.al mëson se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po bastisin çdo ndërtesë në këtë zonë dhe po ‘krehin’ të gjithë fshatin për të gjetur gjurmë që mund të çojnë në zbulimin e autorit apo autorëve që vranë babain e tre fëmijëve.

    • 18:07

      Eduart Halimi e denoncoi me VIDEO për vjedhje votash në 2015, kush ishte Gjergji Krygji nga Shkodra që u vra sot në pragun e derës, lidhjet me PS-në

      Detaje të reja kanë dalë për Gjergj Krygja, 43-vjeçar i cili u vra paraditën e sotme me armë zjarri në fshatin Sumë në Dukagjin.Mësohet se viktima Gjergj Kryegja ka qënë komisioner i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2015 në Qendrën e Votimeve numër 0092. Ka qënë pikërisht kjo qendër votimi ajo që u denoncua nga PD-ja se i ishin vjedhur masivisht vota nga koalicioni PS-LSI.

      Asokohe deputeti Eduart Halimi, i cili sot është tërhequr nga politika, ka bërë deklarata dhe ka publikuar video ku denonconte se si vidheshin votat nga komisionerët socialistë.

      Duke publikuar edhe videon e mësipërme të siguruar nga Dosja.al Partia Demokratike pretendonte se kishte humbur vota në njësinë administrative të Pultit në Shkodër.

      “PD publikon sot si provë se si pushteti masakroi standardin për zgjedhjet e lira. Në Pult të Shkodrës kutia 0092 është tejmbushur me vota nga komisionerët e PS dhe LSI. Në video duket qartë që gjatë procesit të votimit kanë mbushur duart me fletët e votimit. 2 komisionerët e PD janë nxjerrë forcërisht nga qendra e votimit. Rezultati i këtyre veprimeve verifikon tërësisht pretendimin e PD. Në kuti u gjetën 388 fletë kur në votim sipas procesverbalit kanë firmosur 377 persona. Në 2013 në këtë QV kanë marrë pjesë jo më shumë se 125 persona. Rezultati për këtë QV është Bazhdari 331 vota ose 88%, për kandidatin e pavarur 2 vota ndërsa për kandidaten fituese 44 vota. PD i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për komisionerët që mbushën kutitë e votimit. i bëjmë thirrje OSBE/ODIHR të marrë menjëherë këtë provë”, deklaronte asokohe deputeti demokrat.

    • 18:07

      Detaje nga vrasja në Dukagjin, Gjergj Krygja mori 4 plagë gjatë ekzekutimit, si e pikasën autorët nga “Fuoristrada”

      Detaje te reja nga nga vrasja ne Dukagjin. Mësohet se autorët kanë lëvizur me një mjet tip “Fuoristradë” në afërsi të banesës së 43-vjeçarit.

      Gjergj Krygja ka marrë 4 plagë, si pasojë e atentatit me armë zjarri. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

    • 16:00

      Del FOTOJA, ky është babai i tre fëmijëve që u ekzekutua në Dukagjin

      Dosja.al ka siguruar foton e 43-vjeçarit që u vra me armë zjarri në fshatin Sumë të Dukagjinit.  Personi që shihni në foto, Gjergj Krygja, u ekzekutua në pragun e shtëpisë teksa ndodhej në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit.

      Gjergj Krygja
    • 14:21

      MALLKIMI i zahireve të dimrit, “puna” e fundit që bëri bashkë dy viktimat në Dukagjin, pse u vranë pa mëshirë në vendlindje

      Lazër Arraj

      Mësohet iternerari i fundit i viktimës së vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Sumë të Dukagjinit. 43-vjeçari Gjergj Krygja kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik. Disa javë më parë, po në Dukagjin u vra edhe Lazër Arraj, i cili po ashtu ishte kthyer në vendlindje për të marrë rezervat e dimrit. Pas hetimeve të kryera rezultoi se ai ishte vrarë nga kushëriri i tij, pasi e kishte denoncuar në Polici se kishte mbjellë kanabis. Të jetë ky i njëjti rast edhe për babain e tre fëmijëve? Mos është kthyer zona e Dukagjinit në një “Lazarat” të padepërtueshëm nga Policia për shkak të terrenit të vështirë?

    • 13:55

      U vra në derë të shtëpisë, pse nuk iu kursye jeta babait të tre fëmijëve, dyshimet e para

      Foto ilustruese

      43 vjeçari Gjergj Krygja u vra me armë zjarri paraditen e sotme në derën e shtëpisë. Dyshimet e para janë se Krygja është ekzekutuar me armë zjarri për shkak të një konflikti për shfrytëzimin e pyjeve. Mësohet se 43-vjeçari është babai i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

    • 13:51

      Vrasja në Dukagjin, Policia: U qëllua në rrethana të paqarta, ngjarja rreth 2 orë më parë

      Policia e Shtetit njofton zyrtarisht për vrasjen që ka ndodhur në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Gjergj Krygja, 43 vjeç.  “Shkodër/ Informacion paraprak Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.”

    Shto Koment