Politike

'Nuk ka hajdut dy metra të gjatë'/ Rama: Beqaj nuk akuzohet për korrupsion (Dokumenti që e përgënjeshtron)

Por deklarata e Ramës bie ndesh me dosjen hetimore që Dosja.al, ka siguruar ekskluzivisht.

30 Dhjetor 2023, 13:55 Nga a.l
'Nuk ka hajdut dy metra të gjatë'/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama në daljen e fundvitit para gazetarëve u pyet edhe për Ilir Beqjan, i cili është marrë nën hetim për koncesionin e sterilizimit. Gazetari Osman Stafi i kujtoi se më parë ai ka thënë se nuk ka 'hajdut dy metra të gjatë', ndërsa kreu i qeverisë duke e cilësuar të pavend pyetjen e tij tha se nuk e mohon këtë që ka thënë por e përcakton Gjykata nëse është hajdut apo jo. 

"Ndonëse Ilir Beqja po hetohet nga SPAK, kjo nuk e rrëzon thënien time se nuk ekziston hajdut dy metra i gjatë. Por duke ju komplimentura për pyetjen e gjetur duhet tu kujtoj se ish ministri i shëndetësisë nuk është çertifikuar si hajdut, këtë mund ta bëjë vetëm vendimi i formës së prerë nga gjykata. Ai thjeshtë po hetohet prandaj pyetja ështe e pavend", tha Rama. 

Por deklarata e Ramës bie ndesh me dosjen hetimore që Dosja.al, ka siguruar ekskluzivisht. Kjo pasi në dosjen hetimore, Beqaj akuzohet për tre vepra penale, mes të cilëve është dhe korrupsion aktiv dhe korrupsion pasiv. 

Akuzat e ngritura nga SPAK

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

'Nuk ka hajdut dy metra të gjatë'/ Rama: Beqaj nuk akuzohet
Dokumenti

edi rama

Sondazh

Poll