Politike

21 Janari? Rama: Basha pjesë e zinxhirit komandues, fajtorët të dënohen

Rama theksoi se 21 janari është krim shtetëror dhe se aty ka një zinxhir krimesh.

30 Dhjetor 2023, 13:35 Nga I.A
21 Janari? Rama: Basha pjesë e zinxhirit komandues, fajtorët të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka drejtësi pa u dënuar fajtorët e vërtetë të 21 janarit. në një konferencë për mediat, Rama theksoi se si zhinxhiri komandues është po aq fajtor sa personat që kryen vrasjet. Rama theksoi se 21 janari është krim shtetëror dhe se aty ka një zinxhir krimesh. Rama po ashtu tha se Lulzim Basha është pjesë e zinxhirit komandues për 21 Janarin.

“Sa i përket 21 janarit, e përsëris pa u gjykuar 21 janari dhe dënuar fajtorët e vërtetë, drejtësia në Shqipëri do të jetë e gjymtuar moralisht dhe pa fuqinë që duhet të ketë një sistem i drejtë drejtësie. Pastaj, nën pyetjen lidhur me Bashën nuk e kuptova. Ka qenë ministër i Brendshëm, është pjesë e zinxhirit komandues por unë nuk bëj as prokurorin dhe as gjykatësin, thjesht them atë që kemi thënë që ditën e parë, prej tanimë në mos gabohem prej 12 vitesh, që 21 Janari është krim shtetëror. Dhe vendimi i gjykatës së Strasburgut është i qartë dhe është vendosur e zeza mbi të bardhë nga dora e gjykatësve me reputacion në BE fiks gjërat që me fjalë të tjera I kemi thënë dhe stër përsëritur. Aty ka një zinxhir krimesh, jo vetëm vrasja. Dhe janë të përcaktuara në vendimin e gjykatës së Strasburgut, kështu që nëse drejtësia e re nuk merr përsipër 21 janarin, të tjerat do të jenë si kafet e Nexhmie Hoxhën", tha Rama.

edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll