Politike

Akuzat ndaj Ilir Beqajt, Rama: Ikur nga detyra, nuk menaxhonte fonde të BE-së

Rama theksoi se zyra që drejtonte Beqaj është urë komunikimi me donatorët e huaj, por që fondet nuk kalonin nëpërmjet kësaj zyre. 

30 Dhjetor 2023, 13:28 Nga I.A
Akuzat ndaj Ilir Beqajt, Rama: Ikur nga detyra, nuk menaxhonte fonde të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka delaruar se në momentin që Ilir Beqaj u vendos nën akuzë, është larguar nga detyra. Në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vitm Rama theksoi se Beqaj ishte Koordinator i ndihmës në një institucion që nuk menaxhonte fonde të BE-së. Rama theksoi se zyra që drejtonte Beqaj është urë komunikimi me donatorët e huaj, por që fondet nuk kalonin nëpërmjet kësaj zyre. 

“Duke filluar nga fundi, Ilir Beqja në sekondën u vu nën nji akuzë , iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ilir Beqja në sekondën që u vu në akuzë dha dorëheqjen. U hap menjëherë procesi për zëvendësimin dhe nuk është kryenegociator, ishte Koordinator i ndihmës në një institucion që për ta bërë të qartë nuk menaxhon fonde as të BE dhe as të një donatori, është një zyrë koordimi në funksionon të qeveriusë shqiptare dhe një urë komunikimi me donatorët  për proceset e akordimit të fondeve të huaja, të cilat nuk kalojnë fare nga kjo zyrë. Kjo pastaj është çështje e Drejtësisë, jo e Qeverisë” tha Rama.

edi rama ilir beqaj

Sondazh

Poll