Politike

Tensionet në Kuvend, Rama: Pala tjetër është në konfuzion total, herë ndahet e herë bashkohet

Po ashtu ai ka theksuar se janë në një betehë të verbër kundër drejtësisë.

30 Dhjetor 2023, 13:22 Nga I.A
Tensionet në Kuvend, Rama: Pala tjetër është në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar tensionet e muajve të fundit në Kuvend. Rama në konferencën me gazetarët, ka deklaruar se pala e opozitës është në konfuzion total. Po ashtu ai ka theksuar se janë në një betehë të verbër kundër drejtësisë. Rama shtoi se opozita është në një proces shpërbërjeje që nuk ka më kthim mbrapa. 

“Pala tjetër që është në konfuzion total dhe në një betejë të verbër kundër drejtësisë. Në rast se palës tjetër do t’i hapen sytë, atëherë mund të presim për një hapësirë për komunikim normal. Kur them pala tjetër, aty është në federatë palësh që ndahet e bashkohet, ndahet e bashkohet dhe është pjesë e konfuzionit. Për mua nuk ka asnjë surprizë, është një proces shpërbërjeje që nuk kthehet pas duke bërë ngjitje artificiale copash, të cilat nuk i lidh asgjë tjetër përveç interesit për karrige të individëve që përbëjnë ato copa. Nuk ka asnjë vizion, asnjë qëllim afat mesëm, asnjë lloj lidershipi, është një shpartallim që do të vazhdojë sipas meje”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll