Sport

Pochettino mendon se Thiago Silva është ende “një lojtar i rëndësishëm” për Chelsean

Në fund të kontratës së tij këtë verë me Chelsean, Thiago Silva është ende po aq i rëndësishëm në sytë e Pochettino.

30 Dhjetor 2023, 12:30 Nga DOSJA

Pochettino mendon se Thiago Silva është ende “një lojtar i

ANGLI - Në moshën 39-vjeçare, Thiago Silva vazhdon të performojë me Chelsean dhe ende luan po aq shumë. 

Duke startuar 17 herë në 19 ndeshje të Premier League, braziliani është një njeri i rëndësishëm në formacionin e Mauricio Pochettino, pavarësisht se kontrata e tij përfundon këtë verë, trajneri i tij ende e vlerëson shumë Silvën.

“Thiago (Silva) është një lojtar me përvojë. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. E shohim duke dhënë këshilla për lojtarët. Është shumë e rëndësishme të kesh në skuadër një lojtar si ai”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll