Sport

ZYRTARE/ Liga saudite ndryshon rregulloren, rrit numrin e lojtarëve të huaj…

Masa e re hyn në fuqi nga sezoni 2024/2025

29 Dhjetor 2023, 18:23 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Liga saudite ndryshon rregulloren, rrit numrin e lojtarëve të

ARABIA SAUDITE - Federata Saudite e Futbollit dhe Liga Profesionale e Arabisë Saudite kanë arritur një marrëveshje për të shtuar numrin e lojtarët e huaj. 

Nga sezoni 2024/2025, çdo klub do të jetë në gjendje të regjistrojë 10 futbollistë jo-sauditë në vend të tetë, ku dy prej këtyre futbollistëve duhet të kenë lindur të paktën në vitin 2003. 

Në një deklaratë, Federata Saudite e Futbollit gjithashtu thekson, se vetëm tetë të huaj mund të jenë në protokollin e ndeshjes. Çdo klub do të mund të regjistrojë 25 lojtarë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll