Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës, në lojë edhe Orgest Bilbili? Lushnjari që vrau nipin e Aldo Bares ‘fut hundët’ në skuadër, Beri

6 Nëntor 2019, 11:04 Nga DOSJA
Atentati ndaj Ndojës, në lojë edhe Orgest Bilbili? Lushnjari

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të rëndë, drejtuar numrit dy të qeverisë, zv/kryeministrit Erion Braçe.

Në statusin e tij në Facebook, Berisha shkruan se Braçe së bashku me kryebashkiakun e Divjakës janë të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja në Shkozet.

Para disa ditësh në një lokal këtu në zonë është parë kryetari Fredi Kokoneshi me një person që ishte rreth 25-vjeç, djalë i ri, biond dhe i thërriste Gest. Të linte përshtypjen si Orges Bilbili dhe më pas erdhi edhe zv.kryeministri Braçe. Në bisedë e sipër Kokoneshi tha se donte që ta shikonte të katandisur prokurorin. ‘U bë ai që të dalë kundër nesh?’,-shkruante ndër të tjera qytetari.

Por kush është Orges Bilbili, “i porosituri” i supozuar i Braçes dhe Kokoneshit për atentatit ndaj Ndojës?

Bilbili bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017 dhe  rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

Teza që një prej autorëve mund të jetë nga Lushnja

Vetë Policia disa ditë më parë në një njoftim publik lidhur me zhvillimin e hetimeve për rastin Ndoja, ka treguar se ka zhvilluar kontrolle edhe në disa banesa në qytetin e Lushnjes.

“Për dokumentimin ligjor të këtij procedimi penal në lidhje me autorët e mundshëm të kryerjes së kësaj ngjarje të rëndë kriminale, me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e provave materiale që lidhen me autorët e kryerjes së kësaj ngjarjeje, iu kërkua Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lejimi i kontrollit të banesave të 11 shtetasve me banim në Krujë dhe të katër shtetasve me banim në Tiranë dhe në Lushnjë.”

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Braçe i pluhurit me Kokoneshin e tij trafikant akuzohen te implikuar ne atentatin e Shkozetit! Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale! sb Pershendetje doktor jam nje qytetare nga lushnja desha te beja nje denoncim per sa i perket atentatit te prokurorit arjan ndoj. para disa dites nje lokal ketu ne zone eshte pare kryetari fredi kokoneshi me nje person ishte rreth 25 vjec djal i ri bjond dhe i therriste gest te linte pershtypjen si orges bilbili dhe me mbrapa ka ardhur zv.kryemistri brace. ne bisede e siper z.kokoneshi ka thene e duam ta shikojme te katandisur ate prokuror u be ai te dali kunder nesh. te lutem jam familjare dhe dua te jem anonine se skam ndermend te kem fatin e shume njerzve te vrare ketu.

Atentati i 1 nëntorit, plagosja e prokurorit Arjan Ndoja, Rrumit të Shijakut dhe Andi Malokut

Një skenë hollivudi e krimit shqiptau përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici edhe të afërmit e Lul Berishës, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja erion brace fredi kokoneshi orgest bilbili perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja sali berisha atentat prokurorit arjan ndoja erion brace fredi kokoneshi orgest bilbili perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja sali berisha

Sondazh

Poll